Pas “show”-t 6-1, Egnatia sfidon mbrëmjen e sotme Celjen për ëndrrën e madhe europiane

RROGOZHINË ,22 korrik 2026/Albania Express News/-Egnatia rikthehet sonte në skenën europiane për një nga sfidat më të rëndësishme në historinë e klubit.

Kampionët e Shqipërisë presin në Rrogozhinë kampionët e Sllovenisë, NK Celje, në takimin e parë të turit të dytë kualifikues të Champions League. Dy skuadrat nuk janë përballur kurrë më parë.
Egnatia vjen me moral të lartë pas suksesit më të madh europian të klubit. Pas barazimit 1-1 në Moldavi, rrogozhinasit shkatërruan Petrocubin 6-1 në ndeshjen e kthimit, duke siguruar kualifikimin me rezultatin e përgjithshëm 7-2. Një arritje që i dha fund edhe dy eliminimeve radhazi në turin e parë të Champions League.

Përballë do të jetë një kundërshtar me shumë më tepër eksperiencë ndërkombëtare. Celje është kampionia në fuqi e Sllovenisë dhe në të kaluarën ka pasur duele edhe me skuadra shqiptare. Në vitin 2021 eliminoi Teutën në Conference League, ndërsa sezonin e kaluar nxori jashtë edhe Dritën e Kosovës, duke konfirmuar se di të menaxhojë ndeshje të tilla europiane.
Në letër, sllovenët mbeten favoritë falë koeficientit dhe eksperiencës më të madhe në kupat e Europës, por paraqitja bindëse e Egnatias ndaj Petrocubit ka rritur besimin se kampionët shqiptarë mund të rivalizojnë dhe të hedhin sonte hapin e parë drejt një kualifikimi historik në turin e tretë të Champions League.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Çfarë po “gatuhet” në Kinë? Alfred Cako: Një elitë e fshehtë kontrollon politikën botërore, synimi është dobësimi i Evropës

TIRANË , 18 nëntor 2026/Albania Express News/-Konspiracionisti Alfred Cako...

Nuk u kthye në burgun e Rrogozhinës pas lejes së veçantë, Aurel (Artir) Hoxhës i kishin mbetur edhe 18 muaj dënim

RROGOZHINë , 18 nëntor 2026/Albania Express News/-Një rast i...

Nga marshimi te përplasjet me policinë, protesta në Tiranë shoqërohet me tensione

TIRANË , 18 nëntor 2026/Albania Express News/-Tensionet shoqëruan edhe...

Elisa Spiropali rikthehet në Kuvend pas përjashtimit nga forumet e PS-së, ulet mes deputetëve socialistë

Ish-kryetarja e Kuvendit mbërriti gjatë seancës plenare, zhvilloi një...