TIRANË, 18 korrik 2026/Albania Express News/- Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi se do të propozojnë uljen e TVSH për shportën e ushqimeve në 5 përqind.
Gatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha: tha se “kur sheh se jo familja e varfër, por familja e mesme shqiptare, harxhon për jetën e përditshme 89% të të ardhurave, e tëra diktohet nga çmimet e larta disproporcionale. Dhe nga narko-euro”.
Ai tha se “eurot e narkosit çojnë në stratosferë çmimet e ndërtimit. Kanë shkatërruar prodhimin e brendshëm dhe sot çdo gjë mbetet në importe”.
Sipas tij, në vitin 2013, Shqipëria ishte një eksportues serioz i qumështit dhe i vezëve, ndërsa sot çmimi është dyfishuar për të dyja sepse janë importe.
“Nuk ka diskutim që do ketë një ndërhyrje të fuqishme, për të lehtësuar, për të përmirësuar mirëqenien e qytetarëve shqiptarë dhe çmimet në treg”, shtoi Berisha.
I pyetur nëse do të ketë primare për kandidatët e zgjedhjeve lokale, Berisha tha se “personalisht jam në favor të primareve, por ka një debat të fortë brenda nesh për to”.
“Ne kemi vendosur një bashkëpunim të ngushtë me dy institute amerikane. Institutin Republikan, një aleat që nga vitet ‘90 i Partisë Demokratike, dhe Institutin e Lidershipit dhe do të bëjmë një konsultë të gjerë me ta, për të marrë vendimin përfundimtar”, u shpreh kreu i PD.

