Qeveria shpall katër zona me përparësi për zhvillimin e ekonomisë malore në Bashkinë Elbasan, hapet rruga për investime në turizëm, bujqësi dhe industri

ELBASAN ,18 korrik 2026/Albania Express News/-Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin nr. 625, datë 29 tetor 2025, duke shpallur katër zona në territorin e Bashkisë Elbasan si “Zona me përparësi për zhvillimin e ekonomisë malore”, në zbatim të ligjit “Për paketën e maleve”. Vendimi synon të nxisë zhvillimin ekonomik të zonave kodrinore dhe malore përmes investimeve strategjike, rritjes së turizmit, mbështetjes së bujqësisë dhe krijimit të mundësive të reja për banorët.

Katër zonat e përfshira në këtë vendim janë:

  • Funar, me sipërfaqe 1,439.89 hektarë;
  • Gjinar, me sipërfaqe 1,047.74 hektarë;
  • Tregan, me sipërfaqe 398.1 hektarë;
  • Shushicë, me sipërfaqe 705.96 hektarë.

Në total, mbi 3,590 hektarë territor në Bashkinë Elbasan do të përfshihen në këtë program zhvillimi, duke krijuar një bazë të rëndësishme për investime dhe projekte të reja.

Sipas vendimit të miratuar, në këto zona do të lejohen dhe do të promovohen aktivitete që lidhen me zhvillimin ekonomik, industrial dhe turistik. Kjo përfshin investime në agroturizëm, turizëm malor, përpunimin e produkteve bujqësore e blegtorale, zhvillimin e infrastrukturës mbështetëse, si dhe nisma të tjera që synojnë rritjen e ekonomisë lokale dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Kufijtë dhe shtrirja e secilës zonë janë përcaktuar në hartat zyrtare që i bashkëlidhen vendimit të Këshillit të Ministrave, duke krijuar një bazë të qartë ligjore për planifikimin dhe realizimin e projekteve zhvillimore.

Për zbatimin e këtij vendimi janë ngarkuar Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit, Agjencia e Zhvillimit të Territorit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Elbasan, të cilat do të koordinojnë procedurat dhe projektet që do të zhvillohen në këto territore.

Ky vendim konsiderohet një hap i rëndësishëm për zhvillimin e zonave malore të Elbasanit, veçanërisht për destinacione me potencial të lartë turistik si Gjinari dhe Funari, por edhe për Treganin dhe Shushicën, ku pritet të nxiten investime që do të ndikojnë në rritjen ekonomike, frenimin e braktisjes së fshatrave dhe përmirësimin e cilësisë së jetesës së komuniteteve lokale.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Aksident tragjik në Zvërnec, humb jetën gazetari i News24, Enrik Mehmeti

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur...

Dyshohen se kanë lidhje me persona të botës së krimit, 10 oficerëve të policisë iu hiqet certifikata e sigurisë

TIRANË ,18 korrik 2026/Albania Express News/-10 oficerëve, nga të...

Zjarri masiv në Norvegji shkrumbon mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra banorë

NORVEGJI ,18 korrik 2026/Albania Express News/-Një zjarr i madh...

Dita e 49-të e protestës, qytetarët nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

TIRANË ,18 korrik 2026/Albania Express News/-Protesta qytetare në Tiranë...