Drejt përfundimit shëtitorja e re e Ksamilit, hapësirë e transformuar për banorët dhe turistët

KSAMIL , 17 korrik 2026 /Albania Express News/- Kryeministri Edi Rama bëri sot të ditur se punimet për shëtitoren e re të Ksamilit po shkojnë drejt përfundimit, ndërsa ka ndarë edhe një video nga ecuria e investimit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë e cilësoi projektin si një transformim të rëndësishëm të hapësirës publike, në funksion të banorëve dhe vizitorëve që zgjedhin jugun e Shqipërisë.

“Drejt përfundimit shëtitorja e re e Ksamilit. Një hapësirë publike e transformuar për banorët dhe për çdo vizitor që zgjedh jugun e Shqipërisë”, shkruan Rama.

Shëtitorja e Ksamilit është pjesë e projektit madhor për përmirësimin e infrastrukturës urbane dhe turistike në bregdetin e jugut. Ajo synon të lidhë zonat kryesore, të ofrojë hapësira pedonale për vizitorët dhe të riorganizojë aksesin përgjatë vijës bregdetare, duke ndjekur standardet më të mira të bregdeteve mesdhetare.

Ksamili konsiderohet një nga ikonat e turizmit shqiptar dhe një nga pikat më të fotografuara të Rivierës Shqiptare. Veçantia e tij qëndron në kombinimin e peizazhit natyror me trashëgiminë kulturore, duke ofruar një eksperiencë që shkon përtej turizmit tradicional të plazhit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME