Një foto, një epokë/ Ja sa vjeç ishin yjet e Spanjës kur debutoi Messi, dy prej tyre nuk kishin lindur ende…

BOTËRORI 2026 ,17 korrik 2026/Albania Express News/-Kur Lionel Messi debutoi si futbollist profesionist me Barcelonën më 16 tetor 2004, shumë nga yjet që sot përbëjnë kombëtaren e Spanjës ishin ende fëmijë.

Disa ishin vetëm 3, 5 apo 6 vjeç, ndërsa dy prej tyre nuk kishin lindur fare. Më shumë se dy dekada më vonë, Messi vazhdon të jetë protagonist në skenën më të madhe të futbollit, ndërsa përballë tij gjendet një brez që është rritur duke e parë në televizor. Diferenca e brezave është aq e madhe, sa disa nga kundërshtarët e tij të sotëm kanë lindur pasi argjentinasi kishte nisur tashmë karrierën profesioniste.

Një fakt që tregon jo vetëm jetëgjatësinë e jashtëzakonshme të Messit, por edhe aftësinë e tij për të mbetur në elitën e futbollit për më shumë se 20 vite. Tch

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Botërori 2026, Spanjë-Argjentinë është një finale për super të pasurit

BOTËRORI 2026 ,17 korrik 2026/Albania Express News/-Të dielën e...