Lutfi Dervishi: Protesta , gjëja më e mirë që ka ndodhur në 100 vitet e fundit

TIRANË ,17 korrik 2026/Albania Express News/-Gazetari Lutfi Dervishi vlerëson se protesta qytetare, e cila ka hyrë në ditën e saj të 47-të, ka tronditur sistemin politik shqiptar dhe u ka dhënë një mundësi forcave politike të reflektojnë dhe të ndryshojnë.

I ftuar në emisionin “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN, Dervishi e cilësoi këtë lëvizje si një nga zhvillimet më pozitive në historinë e vendit, duke theksuar se ajo ka përmirësuar edhe imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

“Protesta ka ngelur për vjeshtë sistemin dhe klasën politike, në kuptimin që u ka dhënë një shans për të ndryshuar. Protesta është një nga gjërat më të mira që i ka ndodhur Shqipërisë këto 100 vitet e fundit. Në kuptimin që përmirësoi edhe imazhin e vendit. Nga aq sa kam ndjekur mediat ndërkombëtare, opinioni publik në vende shumë demokratike ka marrë Tiranën si shembull, aq shumë saqë një vëzhgues shprehej se përveç kritereve të Kopenhagenit që i duhen vendit për të shkuar në BE, duhen futur edhe kriteret e Tiranës“, u shpreh ai.

Sipas gazetarit, jehona e protestës ka shkuar përtej kufijve të Shqipërisë, duke u kthyer në objekt diskutimi edhe në qarqe të rëndësishme politike ndërkombëtare.

“Të arrijë situata që në Senatin amerikan senatorët të thonë të marrim shembull nga Tirana, pra i ka sjellë një gjë të mirë Shqipërisë dhe u ka dhënë një shans aktorëve për t’u përmirësuar. Edhe fakti që nuk kanë dalë me lëvizje politike, gjë që sistemi e dëshiron, tregon pikërisht këtë gjë; duan që të ndryshojnë“, deklaroi Dervishi.

Sipas tij, fakti që protesta ka ruajtur karakterin e saj qytetar dhe nuk është shndërruar në një lëvizje partiake përbën një nga elementët që e dallon atë dhe i jep peshë mesazhit që ajo synon të përcjellë.v

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Bledion Hyseni, talenti kosovar që po rritet në Zvicër me ëndrrën për te veshur fanellën e Kosovës

Në futboll, talenti është dhuratë, por puna, karakteri dhe...

Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste Aulona Bylykbashi i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

TIRANË ,17 korrik 2026/Albania Express News/-Deputetja socialiste Aulona Bylykbashi...

Botërori 2026/ Një tjetër risi e FIFA, unaza festive për kampionët si në sportet amerikane

BOTËRORI 2026 ,17 korrik 2026/Albania Express News/-Të dielën e...

Çmime të çmendura biletash: Spanja dhe Argjentina luajnë finalen më të shtrenjtë në historinë e sportit

BOTËRORI 2026 ,17 korrik 2026/Albania Express News/-Ethet para finales...