Dhunohet nga disa persona oficeri i Policisë në Sarandë, kontrolle në banesa dhe lokale për kapjen e autorëve

SARANDË ,17 korrik 2026/Albania Express News/-Një oficer policie është dhunuar mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Sarandës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 3 të qytetit, ku Mihal Velço, me detyrë oficer krimesh pranë Komisariatit të Policisë Sarandë, është dhunuar nga disa persona.
Velço ka qenë duke udhëtuar me motor, kur është fyer e më pas kanosur nga një grup personash. Më pas ai ka zbritur nga motori dhe është konfliktuar fizikisht me ta. Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, por paraprakisht ka të dhëna se bëhet fjalë për një konflikt të çastit dhe jo për një sulm të organizuar.

Menjëherë pas njoftimit, forca të shumta policie kanë nisur një aksion në gjithë qytetin e Sarandës deri në orët e para të mëngjesit. Janë kryer kontrolle banesash, lokalesh dhe mjedisesh publike dhe janë shoqëruar disa persona, të cilët janë marrë në pyetje. Deri tani nuk ka informacion lidhur me kapjen e autorëve të dyshuar. Po punohet për zbardhjen e rastit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste Aulona Bylykbashi i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

TIRANË ,17 korrik 2026/Albania Express News/-Deputetja socialiste Aulona Bylykbashi...

Botërori 2026/ Një tjetër risi e FIFA, unaza festive për kampionët si në sportet amerikane

BOTËRORI 2026 ,17 korrik 2026/Albania Express News/-Të dielën e...

Çmime të çmendura biletash: Spanja dhe Argjentina luajnë finalen më të shtrenjtë në historinë e sportit

BOTËRORI 2026 ,17 korrik 2026/Albania Express News/-Ethet para finales...

Kamioni bie në një humnerë në Peru/ 14 të vdekur, mes viktimave një fëmijë

PERU ,17 korrik 2026/Albania Express News/-Të paktën 14 persona...