BOTËRORI 2026 ,16 korrik 2026/Albania Express News/-Dalin në dritë detaje të reja nga prapaskenat e humbjes së Francës ndaj Spanjës në Kupën e Botës. Sipas të përditshmes franceze L’Equipe, në pushimin mes pjesëve ka pasur tensione në dhomat e zhveshjes së “Gjelave”.
Raportohet se Ousmane Dembélé ka shpërthyer ndaj shokëve të skuadrës, duke kritikuar mënyrën se si po ushtrohej presioni ndaj kundërshtarëve. Sulmuesi i PSG-së është ankuar për mungesën e koordinimit në fazën mbrojtëse, duke theksuar se kjo po i jepte avantazh Spanjës.
Sipas medias franceze, reagimi i Dembélés nuk është pritur mirë nga disa prej bashkëlojtarëve, të cilët janë irrituar nga kritikat e tij. Debati ka krijuar tensione në dhomat e zhveshjes, në një moment kur Franca po përpiqej të gjente zgjidhje për të përmbysur rezultatin.
Humbja ndaj Spanjës i dha fund rrugëtimit të Francës në Kupën e Botës, ndërsa zbulimet e L’Equipe hedhin dritë mbi atmosferën e tensionuar që mbizotëroi brenda skuadrës gjatë ndeshjes.

