Aksidenti në aksin Cërrik-Mollas u “preu” jetën në mes! Kush janë viktimat, mesazhi i ndjerë i shkollës për mësuesin që ndërroi jetë

CËRRIK ,15 korrik 2026/Albania Express News/-Një aksident i rëndë u regjistrua pasditen e djeshme në aksin rrugor Cërrik-Mollas, prej ku mbetën të vdekur dy persona, Qemal Çala, 63 vjeç dhe Drilon Tabaku, 22 vjeç.

Sipas informacioneve paraprake, ka qenë përplasja e fortë mes “Mercedez Benz”-it dhe “Smart”-it ajo që ka shkaktuar dy viktimat, të cilat ndodheshin në automjetin tip “Smart”, që drejtohej nga Çala i cili mësohet të ketë qenë mësues në shkollën “Osman Gjini”, në Mollas.

Kjo e fudnit i ka dedikuar një mesazh të trishtë në rrjetet sociale, ku teksa ngushëllojnë familjen shkruajnë: “Me dhimbje të thellë mësojmë lajmin e trishtë për ndarjen tragjike nga jeta të kolegut tonë të nderuar, Mësues Qemal Çala. Lajmi i ikjes së tij na ka tronditur dhe lënë pa fjalë. Një mësues i përkushtuar, një koleg i dashur dhe një njeri i mirë, do të mbetet gjithmonë në kujtesën dhe zemrat tona. Ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve dhe të gjithë atyre që e deshën dhe e respektuan. U prehtë në paqe shpirti i tij!”

Shoferi i makinës tjetër Sajmir Muça, 38 vjeç ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital. Një qen i ka “prerë” rrugën “Smart”-it që e ka shmangur dhe më pas “Benz”-i dyshohet t’i ketë ardhur nga pas me shpejtësi. Nga përplasja, “Smart”-i ka përfunduar në një tokë bujqësore, kurse “Benz”-i në një kanal anash rrugës, duke dëmtuar barrierën mbrojtëse dhe murin rrethues pranë një banese.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kane dhe Bellingham në rrugën e Messit, Anglia apo Argjentina, cila do të jetë kundërshtarja e Spanjës?

BOTËRORI 2026 ,15 korrik 2026/Albania Express News/-Angli-Argjentinë është gjysmëfinalja...

Shqipëria mbylli tre kapitujt e parë, Gjermania duartroket progresin e vendit tonë dhe të qeverisë shqiptare: Kemi besim te ju!

TIRANË ,15 korrik 2026/Albania Express News/-Ambasada e Gjermanisë në...

Shpëtoi 155 pasagjerë, tani përballet me Alzheimerin, lajm i trishtë për pilotin që bëri historinë në Hudson

SHBA ,15 korrik 2026/Albania Express News/-Kapiteni amerikan Chesley “Sully”...