“Si thanë? S’ka më negociata?”/ Rama ndan videon nga Brukseli: Do t’i mbyllim të gjithë kapitujt deri në vitin 2027

BRUKSEL ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video nga Brukseli ku ndodhet së bashku me kabinetin e tij qeverisës.

Në videomesazh, Rama ironizoi opozitën, teksa u shpreh se deri në vitin 2027 do të mbyllen të gjithë kapitujt për anëtarësimin në BE.
“Po si thanë: ‘Iku kjo punë. Nuk ka më negociata’? Por në fakt, jo vetëm ka negociata, por u mbyllën tre kapitujt e parë. Pra filloi numërimi mbrapsht, mbyllja e kapitujve. Dhe ne, duan s’duan ata që s’duan, do t’i mbyllim të gjithë kapitujt deri në vitin 2027”, tha Rama.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME