Ambasadori i delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato :Të rinjtë duhet të jenë ndër shtytësit kryesorë të procesit të integrimit

TIRANË, 13 korrik 2026/Albania Express News/- Ambasadori i delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato u bëri thirrje të rinjve shqiptarë të mbrojnë gjithmonë të drejtat e tyre dhe të marrin në dorë të ardhmen e tyre.

Gjatë fundjavës, Ambasadori Gonzato zhvilloi një takim me të rinjtë në RinCamp, organizuar nga Agjencia Kombëtare e Rinisë.

Në bisedë me ta, ambasadori theksoi se të rinjtë nuk janë thjesht përfitues të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë, por duhet të jenë ndër shtytësit kryesorë të këtij procesi.

“Zhvilluam një bisedë të hapur dhe të sinqertë mbi mënyrën se si e shohin ata procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe pritshmëritë që kanë për të ardhmen e tyre në BE”, u shpreh Gonzato.

Po ashtu, diskutimet u fokusuan edhe te mbështetja që Bashkimi Evropian u jep brezave të rinj, kompleksiteti i procesit të zgjerimit dhe mundësitë që ai sjell.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Elbasan/ Vihet në pranga Behxhet Bylyku, kanosi me armë të dyshuar manovër 4 punonjës policie

ELBASAN, 28 gusht 2026 / Albania Express News/ –...

“Tinguj nën Portën e Kalasë”, muzika bashkëkohore gjallëron një prej hapësirave historike të Elbasanit

ELBASAN , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Historia dhe muzika...

I mori rrjedha e Drinit | Shpëtohen katër anëtarë të familjes, mbytet 7-vjeçarja

DIBËR , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Trupi i pajetë...

Ndërpritet seanca për Ergys Agasin në GJKKO, avokatët kërkojnë kohë për t’u njohur me aktet. Ja kur pritet të rinisë

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Është ndërprerë seanca...