Ka dhënë më shumë se 1.400 kartonë të verdhë dhe 86 të kuq, arbitri nga El Salvadori do të gjykojë gjysmëfinalen Francë – Spanjë

BOTËRORI 2026 ,13 korrik 2026/Albania Express News/-Arbitri nga El Salvadori, Ivan Barton është caktuar nga FIFA për të drejtuar gjysmëfinalen e Botërorit mes Francës dhe Spanjës, që do të luhet të martën në stadiumin “AT&T” në Arlington.
Kjo do të jetë ndeshja e katërt e Barton në këtë Botëror, pas sfidave Turqi – Paraguai, Japoni – Suedi në fazën e grupeve dhe Zvicër – Kolumbi në 1/8-at. 35-vjeçari, i cili gjykoi edhe tri ndeshje në Botërorin e Katarit 2022, është arbitri nga Amerika Qendrore me më shumë ndeshje të drejtuara në historinë e Kupës së Botës.

Gjatë karrierës së tij ka arbitruar mbi 300 ndeshje, duke akorduar më shumë se 1.400 kartonë të verdhë dhe 86 kartonë të kuq.
Barton hyri në histori edhe si arbitri i parë që zbatoi të ashtuquajturin “Ligji Vinicius”, duke ndëshkuar me karton të kuq paraguaianin Miguel Almiron në ndeshjen Turqi – Paraguai, pasi mbuloi gojën gjatë komunikimit me një kundërshtar. Rregulli, i miratuar njëzëri nga FIFA në prill 2026, parashikon karton të kuq për çdo lojtar që mbulon gojën ndërsa i drejtohet një kundërshtari.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

PD vendosi të bojkotojë seancën plenare në Kuvend, Ervin Salianji shpërthen ndaj Sali Berishës: Po i vjen në ndihmë Edi Ramës

TIRANË ,13 korrik 2026/Albania Express News/-Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji...

Shkelën rregullat e qarkullimit, Policia Rrugore e Durrësit gjobit 2250 shoferë

DURRËS, 13 korrik 2026 /Albania Express News/ -Policia Rrugore...

Bashkia Belsh apel qytetarëve: Kujdes maksimal ndaj zjarreve, të mbrojmë natyrën dhe pasuritë e zonës

BELSH 13 korrik 2026/Albania Express News/-Në kushtet e temperaturave...