Protestat për Rrjollin e Zvërnecin/ Kuvendi rrëzon kërkesën e Kaprit për interpelancë me Lamallarin, deputeti: Censurë, ky s’është parlamentarizëm

TIRANË ,13 korrik 2026/Albania Express News/-I rrëzohet kërkesa deputetit Erald Kapri për inteperlancë me ministrin e Brendshëm Besfort Lamallari për çështjen e Rrjollit dhe të Zvërnecit. Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi u shpreh se kjo është çështje ka qenë pjesë e rendit të ditës në seancat e kaluara po me ministrin Lamallari dhe nuk përbën më objekt diskutimi. Kapri tha se kjo konsiderohet censurë ndërsa akuzoi Lamallarin për mosfunksionim të Policisë së Shtetit.

“Meqë ju keni folur për Zvërnecin e Rrjollin, s’mund ta pyesim ne ministrin e Brendshëm. Si mund të ndaloni një deputet ë flasë për çështje që është votuar. Nuk është parlament ky. S’mund të pyesim ne ministrin e Brendshëm, pse, se e paskemi pyetur në seancë të kaluar. Ajo që donim të ngrinim në këtë interpelancë me ministrin e Brendshëm që e kalon kohën duke sulmuar njerëz që merren me protestën, e nuk merret me policinë e shtetit që ka dalë nga shinat. Është rrethuar parlamenti me blinda. Pse, se u trembët nga vezët ju. Si mundet që deputetët të mos pyesin ministrin e Brendshëm për këtë gjë. Kur ndodhi dhuna në Zvërnec nga bodygardët e oligarkut, disa ditë ministri tha se ia hoqëm licencat. Ka raportime serioze se këto kompani thjeshtë kanë ndërruar emrin. Kur kërkonim të flisnim në parlament për Rrjollit, kërkonit të na censuronit. Nuk e patë ju dhunën e policisë private në Rrjoll? Kryeministri ka lëshuar gojën që i quan rininë shqiptare si nazistë, është policia që po sillet si gestapo. Balla janë mbushur koshat e plehrave me portretin tënd”, tha Kapri.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Tragjike/ U përjashtua nga Kupa e Botës pasi u arrestua në Britani për abuzim seksual, ndërron jetë arbitri holandez

BOTËRORI 2026 ,13 korrik 2026/Albania Express News/-Arbitri holandez Rob...

PD vendosi të bojkotojë seancën plenare në Kuvend, Ervin Salianji shpërthen ndaj Sali Berishës: Po i vjen në ndihmë Edi Ramës

TIRANË ,13 korrik 2026/Albania Express News/-Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji...

Shkelën rregullat e qarkullimit, Policia Rrugore e Durrësit gjobit 2250 shoferë

DURRËS, 13 korrik 2026 /Albania Express News/ -Policia Rrugore...

Bashkia Belsh apel qytetarëve: Kujdes maksimal ndaj zjarreve, të mbrojmë natyrën dhe pasuritë e zonës

BELSH 13 korrik 2026/Albania Express News/-Në kushtet e temperaturave...