BOTËRORI 2026 – Messi i dhuron Baggios fanellën ikonike

BOTËRORI 2026 -KANSAS SITI,13 korrik 2026/Albania Express News/-KANSAS SITI, 12 korrik /ATSH-ANSA/ – Lionel Messi ka bërë një gjest të veçantë ndaj legjendës së futbollit italian, Roberto Baggio, duked i dhuruar fanellën me numrin 10 të Argjentinës, të përdorur në ndeshjen e fituar ndaj Zvicrës.

Takimi mes dy ikonave të futbollit u shoqërua me një fotografi të publikuar në rrjetet sociale, ku Messi i dorëzon personalisht fanellën ish-fituesit të “Topit të Artë”.

Baggio, i njohur në Itali me nofkën ”Il Divin Codino” (”Bishtaleci hyjnor”), e falënderoi yllin argjentinas me një mesazh plot vlerësim.

“Faleminderit, Leo, për dhuratën tënde të çmuar dhe për afeksionin. Të dua, miku im”, shkroi ai në rrjetet sociale.

Gjesti u përshëndet gjerësisht nga tifozët si një shenjë respekti mes dy prej futbollistëve më të mëdhenj të brezave të ndryshëm.

Fanella me numrin 10, simbol i magjisë dhe lidershipit në futbollin argjentinas, përfaqëson një dhuratë me vlerë të veçantë për Baggion, i cili ka qenë një nga idhujt e futbollit botëror në vitet 1990.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

PD vendosi të bojkotojë seancën plenare në Kuvend, Ervin Salianji shpërthen ndaj Sali Berishës: Po i vjen në ndihmë Edi Ramës

TIRANË ,13 korrik 2026/Albania Express News/-Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji...

Shkelën rregullat e qarkullimit, Policia Rrugore e Durrësit gjobit 2250 shoferë

DURRËS, 13 korrik 2026 /Albania Express News/ -Policia Rrugore...

Bashkia Belsh apel qytetarëve: Kujdes maksimal ndaj zjarreve, të mbrojmë natyrën dhe pasuritë e zonës

BELSH 13 korrik 2026/Albania Express News/-Në kushtet e temperaturave...