Taulant Balla: Shqipëria nis mbylljen e kapitujve me BE-në

TIRANË, 13 korrik 2026 /Albania Express News/ -Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla e cilësoi Konferencën e nëntë Ndërqeveritare Shqipëri-BE, që do të zhvillohet këtë të martë në Bruksel, si një moment historik për procesin e integrimit europian, duke theksuar se Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të parë të negociatave.

Sipas Ballës, me ritmin aktual të negociatave mbetet i realizueshëm objektivi për përfundimin e tyre deri në fund të vitit 2027.

“Për mua është një realizim historik që të mbahet Konferenca e nëntë Ndërqeveritare dhe të fillojë mbyllja e kapitujve. Me këtë ritëm negociatash, ne i qëndrojmë angazhimit për t’i mbyllur negociatat brenda Krishtlindjeve të vitit të ardhshëm”, deklaroi ai.

Gjatë debatit në Kuvend, Balla iu përgjigj edhe akuzave të opozitës për delegacionin socialist në Strasburg.

“Duhet të jesh maskara që një lojë me letra mes miqsh ta quash bixhoz. Nuk është herezi që disa kolegë të ulen në një bar, të shohin një ndeshje futbolli, të pinë një birrë dhe të luajnë letra”, tha Balla.

Balla u kujtoi opozitarëve të partive të vogla se i kishin dërguar mesazhe që numëruesit e Partisë Socialiste të mbronin votat e tyre, pasi nuk u besonin numëruesve të Partisë Demokratike.

“Ti erdhe deputet në këtë sallë falë numëruesve të Partisë Socialiste. Më dërgoje mesazhe që t’u kërkoja numëruesve tanë të mbronin votat e tua, se po t’i vidhte Partia Demokratike. I kam mesazhet dhe mund t’i bëj publike”, i tha Balla, deputetit të Partisë Mundësia, Erald Kapri.

Ai shtoi se beteja politike duhet të zhvillohet me debat dhe në rrugë institucionale, ndërsa u bëri thirrje protestuesve të mos sulmojnë deputetët dhe familjet e tyre.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

PD vendosi të bojkotojë seancën plenare në Kuvend, Ervin Salianji shpërthen ndaj Sali Berishës: Po i vjen në ndihmë Edi Ramës

TIRANË ,13 korrik 2026/Albania Express News/-Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji...

Shkelën rregullat e qarkullimit, Policia Rrugore e Durrësit gjobit 2250 shoferë

DURRËS, 13 korrik 2026 /Albania Express News/ -Policia Rrugore...

Bashkia Belsh apel qytetarëve: Kujdes maksimal ndaj zjarreve, të mbrojmë natyrën dhe pasuritë e zonës

BELSH 13 korrik 2026/Albania Express News/-Në kushtet e temperaturave...