Ylli shqiptar lë Dormtundin në pritje, kërkon të transferohet vetë te Barcelona

KOSOVË ,11 korrik 2026/Albania Express News/-Sulmuesi kosovar ka vendosur të pezullojë bisedimet me Borussia Dortmundin, pasi dëshiron të presë një lëvizje të mundshme nga Barcelona.
Sipas raportimit të Sport, klubi katalanas mund të hidhet në sulm për Asllanin nëse Ferran Torres largohet gjatë kësaj vere. Drejtori sportiv Deco është një admirues i madh i sulmuesit, ndërsa vendimin përfundimtar do ta marrë trajneri Hansi Flick.

Në anën tjetër, Borussia Dortmundi vazhdon të mbetet në garë për Asllanin dhe, sipas skenarit që po qarkullon, shitja e Karim Adeyemit te Barcelona do t’i krijonte klubit gjerman hapësirën financiare dhe nevojën për të investuar te sulmuesi kosovar.
Megjithatë, vetë Asllani duket se ka prioritete të tjera. 22-vjeçari është i gatshëm të presë Barcelonën, duke e konsideruar kalimin në “Camp Nou” si opsionin e tij të preferuar.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kafeja që nuk pihet me buzë, por me zemër: Pesë miq, pesë jetë, një histori që flet për qytetarinë

Nga Bujar Qesja DURRËS ,11 korrik 2026/Albania Express News/-Një filxhan...

Protesta kombëtare për dorëheqjen e Ramës hyn në ditën e 42, sot i bashkohen revoltës edhe shqiptarë nga diaspora

TIRANË ,11 korrik 2026/Albania Express News/-Protesta kombëtare kundër qeverisë...

Turistë nga e gjithë bota njihen me historinë dhe autenticitetin e Urës së Mesit: Thjesht e mrekullueshme

SHKODËR, 11 korrik 2026/Albania Express News/- Ura e Mesit...