TIRANË ,10 korrik 2026/Albania Express News/-Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka bërë thirrje për kujdes të shtuar ndaj mesazheve në formën e SMS-ve apo email-eve mashtruese, të cilat kanë qëllim vjedhjen e të dhënave personale dhe bankare duke përdorur identitetin e bamkave dhe Postës Shqipëtare.
AKSK thekson se mesazhet mashtruese pretendojnë se: “keni një pako që kërkon pagesë ose konfirmim të adresës, llogaria juaj bankare është bllokuar ose ka aktivitet të pazakontë, duhet të veproni menjëherë për të shmangur pezullimin e një shërbimi.”
Ndërsa më tej bën thirrje që të mos klikohen linqe të dyshimta, mos ndahen fjalëkalime, kode verifikimi apo të dhëna bankare, të verifikohen të gjitha njoftimet përmes kanaleve zyrtare të institucioneve dhe së fundi të raportohet pranë AKSK të gjitha rastet e dyshimta.
Njoftimi i plotë:
Nëse merrni një email apo SMS në emër të bankës apo Postës Shqiptare, mos veproni menjëherë.
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar ndaj mesazheve SMS dhe email-eve mashtruese që përdorin emrin dhe identitetin vizual të bankave, Postës Shqiptare apo institucioneve të tjera, me qëllim vjedhjen e të dhënave personale dhe bankare.
Mesazhet mashtruese shpesh pretendojnë se:
keni një pako që kërkon pagesë ose konfirmim të adresës;
llogaria juaj bankare është bllokuar ose ka aktivitet të pazakontë;
duhet të veproni menjëherë për të shmangur pezullimin e një shërbimi.
Mos harroni:
– Mos klikoni në linqe të dyshimta.
– Mos ndani fjalëkalime, kode verifikimi (OTP), PIN apo të dhëna të kartës bankare.
– Verifikoni çdo njoftim vetëm përmes faqeve dhe kanaleve zyrtare të bankës ose institucionit përkatës.
– Raportoni çdo rast të dyshimtë pranë AKSK-së dhe institucionit që po imitohet.
Një klikim i nxituar mund të mjaftojë për të komprometuar të dhënat tuaja. Qëndroni vigjilentë dhe verifikoni gjithmonë përpara se të veproni.

