“Rrisim me 701 milionë lekë financimi për Policinë e Shtetit”, ministri Lamallari: Më shumë mbështetje për efektivët

TIRANË ,8 korrik 2026/Albania Express News/-Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, bëri të ditur se përmes Aktit Normativ të Buxhetit 2026, financimi për Policinë e Shtetit rritet me 701 milionë lekë.

Në një postim në rrjetet sociale, ministri Lamallari theksoi se fondet shtesë do të shërbejnë për rritjen e mbështetjes për pagat e punonjësve të Policisë së Shtetit, investime në teknologji, motivimin e strukturave elitare dhe përshpejtimin e procesit të modernizimit të Policisë sipas standardeve më të mira evropiane.
“Përmes Aktit Normativ të Buxhetit 2026, rrisim me 701 milionë lekë financimin për Policinë e Shtetit. Më shumë mbështetje për pagat e efektivëve, më shumë investime në teknologji, më shumë motivim për strukturat elitare dhe një tjetër hap i vendosur drejt modernizimit sipas standardeve më të mira evropiane. Një polici më e fortë do të thotë një Shqipëri më e sigurt. Ky është angazhimi ynë dhe do ta çojmë përpara me vendosmëri”, u shpreh ministri Lamallari.

Sipas ministrit, rritja e financimit është pjesë e angazhimit të qeverisë për të garantuar një Polici të Shtetit më të aftë, më moderne dhe më të pajisur për t’u përballur me sfidat e sigurisë, në funksion të mbrojtjes së jetës, pronës dhe rendit publik.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Sërish mrekulli në Venezuelë/ 11 ditë nën rrënoja, nëna dhe tre fëmijët shpëtohen të gjallë

VENEZUELË ,8 korrik 2026/Albania Express News/-Ngjarja e rrallë ndodhi...

“El Generacional”: Nga Ksamili në Theth, Shqipëria mes destinacioneve më të përballueshme në Evropë

KSAMIL, 8 korrik 2026 /Albania Express News/ -– Shqipëria...

KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit në Kosovë

KOSOVË ,8 korrik 2026/Albania Express News/-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve...