AF Elbasani nuk e ruan avantazhin, BATE Borisov merr barazimin në “Elbasan Arena” dhe gjithçka mbetet e hapur për kualifikimin

ELBASAN,7 korrik 2026/Albania Express News/-AF Elbasani e nisi me barazim rikthimin historik në arenën europiane, duke mos shkuar më shumë se rezultati 1-1 ndaj BATE Borisov në sfidën e parë të raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës, të zhvilluar në “Elbasan Arena”.

Skuadra e drejtuar nga Ivan Gvozdenoviç zhvilloi një paraqitje të mirë përballë bjellorusëve dhe kaloi në avantazh në fundin e pjesës së parë. Në minutën e parë shtesë (45+1’), Ardit Nikaj finalizoi në mënyrë perfekte një asist fantastik të Hebajt, duke ndezur festën në stadium dhe duke i dhënë verdhebluve epërsinë 1-0 para pushimit.

Në pjesën e dytë, BATE Borisov reagoi dhe arriti të rikthente ekuilibrat në minutën e 67-të. Rusakov përfitoi nga një moment i favorshëm dhe dërgoi topin në rrjetë për rezultatin 1-1, në një episod ku sfera përfundoi duke çarë edhe rrjetën e portës, duke krijuar një situatë të pazakontë në stadium.

Pavarësisht përpjekjeve të të dyja skuadrave në minutat e mbetura, rezultati nuk ndryshoi dhe sfida u mbyll në barazim, duke lënë të hapur çështjen e kualifikimit.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 16 korrik, në orën 19:00, në Azerbajxhan, ku AF Elbasani do të synojë të shkruajë një tjetër faqe historie dhe të sigurojë kalimin në raundin e dytë të Ligës së Konferencës.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Argjentina nuk vdes kurrë, përmbysje historike ndaj Egjiptit për të kapur çerekfinalen

BOTËRORI 2026 ,7 korrik 2026/Albania Express News/-Argjentina është në...

Fundi i një Epoke, nga Ronaldo te Neymar, “Garda e Vjetër” që s’do ta shohim më në 2030

BOTËRORI 2026 ,7 korrik 2026/Albania Express News/-Cristiano Ronaldo ka...