Nuk ndalet Skënder Hita, ja ndryshimet e rëndësishme në Policinë e Shtetit

TIRANË ,7 korrik 2026/Albania Express News/-Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka hapur garën për drejtuesit e tre departamenteve kyçe në Policinë e Shtetit: Policinë Kriminale, Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Kufirin e Migracionin. Ndryshimet pritet të prekin edhe drejtuesit e disa qarqeve, në kuadër të riorganizimit të strukturave policore.Pas ndryshimeve të drejtorëve të policisë në qarqe, kryepolici Skënder Hita ka nisur edhe lëvizjet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për të rienergjizuar organizatën.Emri më potencial për të marrë drejtimin e këtij departamenti është Ervin Hodaj, drejtori aktual i komanduar i Policisë së Durrësit.

Po ashtu Hita ka hapur garën edhe për departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, që prej vitit 2020 drejtohet nga Pëllumb Seferi.

Për departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare pritet të kandidojë Idajet Faskaj. Edhe për departamentin e Kufirit dhe Migracionit pritet të kemi ndryshime, i cili prej një viti drejtohet nga Saimir Muça, i emëruar kur kryepolic ishte Ilir Proda.

Pas mbylljes së garës në këto tre departamente, Hita pritet të bëjë edhe ndryshime edhe në qarqet ku ende nuk ka ndryshuar drejtuesit, atë të Beratit, Elbasanit, Korçës, Gjirokastrës dhe Durrësit, pasi drejtori i komanduar në këtë qark Ervin Hodaj pritet të jetë kandidat potencial për të marrë drejtimin e Policisë kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Atentati ndaj Ahmet Zogut – Përgjakja e Parlamentit më 23 shkurt 1924

TIRANË ,7 korrik 2026/Albania Express News/-Nga viti 1920 deri...

Mbyllet protesta e 37 në Tiranë/ Pas fjalimeve te Kryeministria, marshohet nëpër kryeqytet

TIRANË ,7 korrik 2026/Albania Express News/-Qytetarë u mblodhën edhe...

Spanja në çerekfinale, eliminon Portugalinë me golin e Merinos në një betejë “gladiatorësh”. Mbyllet ëndrra e Ronaldos

BOTËRORI 2026 ,7 korrik 2026/Albania Express News/-Spanja është në...

Ronaldo i jep lamtumirën Botërorit: Dhashë gjithçka, tani do të mendoj për të ardhmen

BOTËRORI 2026, 7 korrik 2026/Albania Express News/-Në Portugali, shumë...