Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dënon sulmet ndaj gazetarit Klevin Muka: Etiketimet nga Rama dhe Balla rrezikojnë lirinë e medias

TIRANË ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Unioni i Gazetarëve Shqiptarë (UGSH) ka reaguar me një deklaratë publike, duke dënuar ashpër gjuhën denigruese të përdorur nga Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Grupit Parlamentar të Partia Socialiste e Shqipërisë, Taulant Balla, ndaj gazetarit Klevin Muka.

Në deklaratën e publikuar këtë të diel, UGSH shpreh shqetësimin për publikimet në rrjetet sociale, ku, sipas saj, janë përdorur etiketime dhe akuza që cenojnë dinjitetin profesional të gazetarit. Sipas Unionit, edhe kur ka mospajtime mbi raportimet mediatike, përfaqësuesit më të lartë të pushtetit kanë detyrimin të respektojnë standardet e komunikimit publik dhe të shmangin gjuhën që stigmatizon gazetarët.

Veçanërisht shqetësues konsiderohet përdorimi i etiketimit “gënjeshtar me pagesë”, të cilin UGSH e cilëson si një deklaratë që mund të krijojë klimë presioni ndaj gazetarëve dhe të nxisë sulme verbale e personale ndaj tyre.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë thekson se kundërshtimi i një lajmi apo raportimi duhet të bëhet përmes fakteve, argumenteve dhe ushtrimit të së drejtës së përgjigjes, jo me etiketime apo sulme personale.

Në përfundim të reagimit, UGSH u bën thirrje të gjithë aktorëve politikë të tregojnë përgjegjësi në komunikimin publik, duke respektuar rolin e medias dhe të drejtën e gazetarëve për të ushtruar profesionin e tyre lirshëm, pa presion dhe pa stigmatizim.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Elbasan/ Vihet në pranga Behxhet Bylyku, kanosi me armë të dyshuar manovër 4 punonjës policie

ELBASAN, 28 gusht 2026 / Albania Express News/ –...

“Tinguj nën Portën e Kalasë”, muzika bashkëkohore gjallëron një prej hapësirave historike të Elbasanit

ELBASAN , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Historia dhe muzika...

I mori rrjedha e Drinit | Shpëtohen katër anëtarë të familjes, mbytet 7-vjeçarja

DIBËR , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Trupi i pajetë...