Krah një flamingoje i veshur me kostum rozë/ Rama i përgjigjet ndjekësve për urimet e ditëlindjes me foton me AI: Faleminderit edhe për sharjet, urrejtësit besnikë janë prova që…

TIRANË ,4 korrik 2026/Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama ka ndarë një postim në faqen e tij në Facebook, ku ka falënderuar të gjithë qytetarët për urimet e ditëlindjes së tij.

Rama e ka shoqëruar postimin me një foto të tij të gjeneruar me inteligjencë artificiale, ku shfaqet krah një flamingoje, i veshur me një kostum ngjyrë rozë.
Përveç falënderimit për qytetarët të cilët e kanë uruar, kryeministri ka falënderuar edhe komentuesit, të cilët sipas tij do ta shajnë në komente, duke shtuar se urrejtësit besnikë janë prova më e sigurt që nuk po jeton kot.

“FALEMINDERIT për urimet e panumërta për ditëlindjen, e pamundur t’u përgjigjem të gjithave, dhe prandaj po jua përcjell këtu falënderimin, bashkë me ndjesën e mospërgjigjes në telefon.
E me këtë rast, faleminderit edhe për sharjet që nuk do të mungojnë më poshtë, sepse urrejtësit besnikë janë prova më e sigurt që nuk po jeton kot”, shkruan Rama.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Vdekje e SHBA-së”, mijëra iranianë përcjellin Khamenein për në banesën e fundit, mungon djali i ish-Liderit Suprem

IRAN ,4 korrik 2026/Albania Express News/-Dhjetëra mijëra qytetarë iranianë...

Frika nga stuhitë e fuqishme, FIFA merr vendimin final për ndeshjen Meksikë-Angli

BOTËRORI 2026 ,4 korrik 2026/Albania Express News/-Ndeshja mes Meksikës...