Dita e 33-të e protestës në Tiranë, nismëtari thirrje qytetarëve pas tensioneve te Kuvendi: Mos u provokoni, revolucion paqësor

TIRANË ,2 korrik 2026/Albania Express News/-Po mbahet sot në kryeqytet dita e 33-të e protestës së njoftuar për në orën 19:00, pas asaj të mbajtur paraditen e kësaj të enjte para Kuvendit.

Pas tensioneve para Kuvendit, ku qytetarët kanë gjuajtur me vezë deputetët dhe janë përplasur me policinë, protestuesit janë mbledhur sërish në shesh, ndërsa kanë folur edhe për një pjesë nga grupi i tyre që janë arrestuar.

Nismëtari Alben Kola i ka bërë thirrje qytetarëve të mos provokohen nga policia dhe i kërkoi atyre të jenë paqësorë.

“Kjo polici tregon që tani ndodhet para një dileme, t’i shërbejë mafias apo popullit. Duhet të jeni të vëmendshëm dhe mos të bini pre e provokimeve. Ne do e rrëzojmë Ramën me revolucion paqësor”, u shpreh nismëtari Alben Kola.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zjarr i madh në Sarandë, flakët përfshijnë kodrën dhe krijojnë re të mëdha tymi

SARANDË , 26 gusht 2026/Albania Express News/-Një zjarr ka...

Vizita e drejtorit të CIA-s në Moskë, Trump lë të hapur mundësinë e një marrëveshjeje: Diçka mund të dalë nga kjo

SHBA , 26 gusht 2026/Albania Express News/-Presidenti amerikan Donald...

Kombëtarja shqiptare zhvlerësohet me 30 milionë euro, sot vlen 88.8 milionë euro

TIRANË , 26 gusht 2026/Albania Express News/-Një Kombëtare me...