Deputetja e PD ,Ledina Alolli: Fermerët nuk kanë nevojë për më shumë afat aplikimi, por për mbështetje reale nga shteti

TIRANË ,2 korrik 2026/Albania Express News/-Deputetja Ledina Alolli ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë mesazhin që mbajti në seancën parlamentare gjatë kohës kur jashtë Kuvendit zhvillohej protesta e qytetarëve. Sipas saj, protestat janë pasojë e problemeve të pazgjidhura dhe e mungesës së reagimit institucional ndaj shqetësimeve të qytetarëve.

Alolli thekson se në fjalën e saj në Kuvend solli zërin e fermerëve të Devollit, të cilët, sipas saj, kanë humbur deri në 80% të prodhimit të mollës si pasojë e ngricave, si dhe të fermerëve të Maliqit, që vijojnë të përballen me pasojat e përmbytjeve dhe mungesën e ndërhyrjes së shtetit. Ajo përmendi gjithashtu familjet e Fushës së Korçës, të cilat, sipas deputetes, jetojnë çdo vit me të njëjtën pasiguri për shkak të problemeve të përsëritura në bujqësi.

Në reagimin e saj, deputetja nënvizon se këto nuk janë vetëm probleme të sektorit bujqësor, por sfida që prekin ekonominë, mirëqenien e familjeve shqiptare dhe të ardhmen e vendit. Sipas Alollit, kur një fermer humbet mundin e një viti dhe nuk merr mbështetje nga institucionet, nuk humbet vetëm prodhimi, por edhe besimi te shteti.

Duke iu referuar vendimit të Ministrisë së Bujqësisë për të shtyrë me 10 ditë afatin e aplikimeve për Skemën Kombëtare të Mbështetjes, Alolli shprehet se problemi kryesor i fermerëve nuk është koha për të plotësuar aplikimet, por mungesa e kompensimit për dëmet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore, ndërhyrjet për tokat e përmbytura, investimet në sistemet e kullimit dhe mbështetja konkrete në momentet më të vështira.

“Fermerët nuk kërkojnë më shumë kohë për të plotësuar një formular. Ata kërkojnë një shtet që të jetë pranë tyre kur kanë më shumë nevojë për të,” shkruan deputetja, duke shtuar se një shtet nuk matet nga numri i premtimeve, por nga mënyra se si mbështet qytetarët në ditët më të vështira.

Në përfundim të reagimit të saj, Ledina Alolli thekson se ky është një detyrim që institucionet duhet ta përmbushin ndaj qytetarëve dhe veçanërisht ndaj fermerëve, të cilët përballen çdo vit me sfida të shumta.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

102 vjetori i Gazetarisë Sportive Botërore

NGA AGRON KAJA TIRANË ,2 korrik 2026/Albania Express News/-Komuniteti i...

Tensionet para Kuvendit mes protestuesve dhe policisë, Koçeku: Kur një shteti i mbarojnë argumentet, mbet vetëm shkopi i gomës dhe prangat

TIRANË ,2 korrik 2026/Albania Express News/-Ish-deputetja e Partisë Socialiste,...

Agim Xhafka thumbon Ramën: “Mos u fshih pas 800 mijë votave, mandati nuk është çek i bardhë”

TIRANË ,2 korrik 2026/Albania Express News/-Analisti dhe publicisti Agim...