Pamje tronditëse nga Podujeva/ Autori plagos familjarët dhe një kalimtar të rastit, momenti kur me armë në dorë godet edhe me grushte të lënduarin

KOSOVË ,2 korrik 2026/Albania Express News/-Detaje tronditëse vijnë nga Podujeva, aty ku katër persona mbetën të plagosur me armë zjarri katër persona.

Korrespondentja e Top Channel në Kosovë, Leonita Bajrami raporton se autori është vënë në pranga nga policia, ndërsa të plagosurit ndodhen në spital.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se autori dhe tre nga të plagosurit janë familjarë, ndërsa i plagosuri i katërt dyshohet se është kalimtar i rastit.

Nga pamjet që Top Channel disponon, shfaqet autori pas ngjarjes me armë në dorë, teksa në njërën anë të tij qëndron i shtrirë pa lëvizur një prej të plagosurve, e në anën tjetër, i plagosuri tjetër që shihet duke tentuar të ngrihet.
Në këtë moment autori me armë në dorë, i afrohej dhe e godet me grushte dhe shkelma, ndërsa një person ndërhynë për ta ndaluar.
Ende nuk duhen detajet e këtij akti të rëndë, ndërsa policia ka nisur hetimet.
“Rreth orës 13:30, është pranuar informata për të shtëna me armë zjarri në Podujevë. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se katër persona janë plagosur dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK, për trajtimin e nevojshëm mjekësor“, thuhet në njoftimin e Policisë.Tch

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

102 vjetori i Gazetarisë Sportive Botërore

NGA AGRON KAJA TIRANË ,2 korrik 2026/Albania Express News/-Komuniteti i...

Tensionet para Kuvendit mes protestuesve dhe policisë, Koçeku: Kur një shteti i mbarojnë argumentet, mbet vetëm shkopi i gomës dhe prangat

TIRANË ,2 korrik 2026/Albania Express News/-Ish-deputetja e Partisë Socialiste,...