Lufta në Ukrainë/ Mbi 2 milionë ushtarë të vrarë dhe të plagosur që nga fillimi i konfliktit

UKRAINË ,2 korrik 2026/Albania Express News/-Lufta në Ukrainë ka shkaktuar mbi 2 milionë humbje ushtarake, ndërsa Rusia ka pësuar rreth 450 mijë të vrarë, sipas një studimi të publikuar nga Center for Strategic and International Studies (CSIS).

Raporti vlerëson se Rusia ka regjistruar rreth 1.4 milionë ushtarë të vrarë, të plagosur ose të zhdukur, ndërsa Ukraina mes 525 mijë dhe 625 mijë humbje, përfshirë 125-150 mijë të vrarë.
Sipas autorëve të studimit, Rusia po humbet trupa më shpejt sesa arrin t’i zëvendësojë. Ata theksojnë se humbjet janë veçanërisht të mëdha në rajonet e varfra dhe te pakicat etnike.

 

Ekspertët vlerësojnë se gjatë muajve të fundit raporti i humbjeve është përkeqësuar ndjeshëm për Rusinë, kryesisht për shkak të përdorimit efektiv të dronëve nga Ukraina, të cilët kanë kufizuar lëvizjen e forcave ruse në vijën e frontit.
Studimi përmend gjithashtu si faktorë të humbjeve të mëdha ruse strategjinë e konsumimit, taktikat e dobëta ushtarake, korrupsionin dhe moralin e ulët të trupave.
As Rusia dhe as Ukraina nuk publikojnë shifra zyrtare për humbjet në luftë, por vlerësimet e CSIS janë në përputhje me analizat e vendeve perëndimore.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Edi Rama: Protesta e bukur e qytetarisë ia ka lënë vendin filmit të vjetër të konfliktit dhe dhunës

TIRANË, 2 korrik 2026/Albania Express News/- Kryeministri Edi Rama...

KLP hap garën për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, 30 ditë afat për shpalljet e kandidaturave

TIRANË ,2 korrik 2026/Albania Express News/-Këshilli i Lartë i...

Tmerr në Kupën e Botës/ Pesë futbollistë luajtën me “pistoletë në kokë”: Nëse fitoni, ju vrasim familjen

BOTËRORI 2026 , 2 korrik 2026/Albania Express News/-Një lajm...