TIRANË ,2 korrik 2026/Albania Express News/-Tensione janë shënuar jashtë ambienteve të Kuvendit, ku disa protestues kanë hedhur miell dhe vezë në drejtim të makinave të deputetëve që hynin në Parlament.
Pas incidentit, policia ka ndërhyrë duke shoqëruar disa protestues, mes tyre Gent Progni. Progni ndodhej në një lokal nga ku goditi deputetët me vezë.
Ngjarja ka ndodhur ndërsa Kuvendi pritet të zhvillojë seancë plenare nën masa të forta sigurie.

