TIRANË ,2 korrik 2026/Albania Express News/-Protestuesit janë përplasur me forcat e policisë jashtë ambienteve të Kuvendit.
Gjatë përplasjes është çarë gardhi metalik i vendosur nga policia për të garantuar perimetrin e sigurisë.
Gjatë përplasjes policia është kundërpërgjigjur duke hedhur spray. Për pasojë janë lënduar disa protestues.
Në zonë vijojnë të jenë të pranishme forca të shumta policie, ndërsa situata mbetet e tensionuar.

