Pedagogu i Fakultetit të Mjekësisë dhe ish-deputeti Enver Roshi nderohet me “Çertifikatë Mirënjohjeje” në Bushtricë të Kukësit: “Pasuria më e madhe që fitova ishte dashuria e njerëzve”

KUKËS ,2 korrik 2026/Albanoa Express News/-Pedagogu i Fakultetit të Mjekësisë dhe ish-deputeti Enver Roshi është vlerësuar me një “Çertifikatë Mirënjohjeje” gjatë Festës së Bjeshkëve, organizuar në Bushtricë të Kukësit, në një ceremoni të mbushur me emocione, kujtime dhe mirënjohje për kontributin e tij të vyer në shërbim të komunitetit si mjek dhe drejtues i Spitalit Zonal në fund të viteve ’80.

Përmes një mesazhi të gjatë dhe prekës të publikuar në rrjetet sociale, Roshi e cilëson këtë vlerësim si një nga momentet më të rëndësishme të jetës së tij, duke theksuar se çertifikata nuk është thjesht një dokument, por simbol i dashurisë dhe respektit që banorët e Bushtricës vazhdojnë të ruajnë për të edhe pas dekadash.

Në rrëfimin e tij, ai rikthehet në vitet 1986–1990, kur, në moshën vetëm 23-vjeçare, u emërua mjek dhe drejtues i Spitalit Zonal të Bushtricës. Edhe pse emërimi erdhi papritur dhe larg familjes, Roshi shprehet se pikërisht në atë trevë gjeti pasurinë më të madhe të jetës së tij – pasurinë shpirtërore.

Ai përshkruan me admirim banorët e Lumës si njerëz fisnikë, mikpritës, patriotë dhe të etur për dije, duke theksuar se puna në atë zonë nuk ishte një sakrificë, por një shkollë e madhe jete që e formësoi si profesionist dhe si njeri.

Roshi kujton se bashkë me një ekip të përkushtuar mjekësh, infermierësh dhe personeli shëndetësor, ndërmorën një transformim të plotë të shërbimit shëndetësor në zonë.

Ata realizuan vizita derë më derë, depistimin e sëmundjeve kronike, kartelizimin familjar, mbikëqyrjen e grave shtatzëna dhe modernizimin e laboratorëve e shërbimeve spitalore.

Sipas tij, rezultatet ishin mbresëlënëse. Numri i pacientëve që merrnin shërbim u rrit ndjeshëm, të gjitha lindjet nisën të kryheshin me asistencë mjekësore dhe një nga arritjet më të rëndësishme ishte ulja drastike e vdekshmërisë foshnjore, nga 77 për 1000 lindje në vetëm 21 për 1000.

Në mesazhin e tij, ai shpreh mirënjohje të veçantë për kolegët me të cilët punoi, duke përmendur me emër dhjetëra mjekë, infermierë dhe punonjës të spitalit, të cilët i cilëson si një familje të madhe në shërbim të njerëzve.

Po aq prekëse është edhe kujtesa për ditën e largimit nga Bushtrica, kur, sipas tij, për afro dy javë trokiti në çdo derë të fshatit për të falënderuar familjet që e kishin pranuar si birin e tyre. Lamtumira, shkruan ai, u shoqërua me lot dhe emocione të forta, një moment që mbetet i paharrueshëm në jetën e tij.

Në fund të mesazhit, Enver Roshi falënderon organizatorët e Festës së Bjeshkëve, Astrit Pote dhe Bashkim Gjoka, si edhe të gjithë banorët e Bushtricës për nderimin që i bënë, duke theksuar se kjo mirënjohje nuk i përket vetëm atij, por të gjithë njerëzve me të cilët ndau vitet e shërbimit.

“Mirënjohja që mora sot nuk është një copë letër. Është një copëz zemre. Dhe zemra juaj do të mbetet përgjithmonë brenda zemrës sime,” përfundon Roshi, në një mesazh që ka prekur dhe është mirëpritur nga shumë qytetarë e kolegë në rrjetet sociale.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Vogli Laroshi, portieri 24 vjeçar shqiptar që po kërkohet me insistim nga klubet e mëdha të Ballkanit dhe Azerbajxhanit

NGA FATMIR POPJA TIRANË ,2 korrik 2026/Albania Express News/-Portieri shqiptar...

Reforma territoriale midis efikasitetit të shërbimeve dhe identitetit vendor.

TIRANË ,2 korrik 2026/Albania Express News/-Para disa ditësh Komisioni...

Tensione jashtë Kuvendit, miell dhe vezë ndaj makinave të deputetëve. Shoqërohen disa protestues, mes tyre Gent Progni

TIRANË ,2 korrik 2026/Albania Express News/-Tensione janë shënuar jashtë...

Tensione para Kuvendit, plagosen dy efektivë policie; afrohet autoboti me ujë për shpërndarjen e protestuesvew

TIRANË ,2 korrik 2026/Albania Express News/-Situata para godinës së...