“Europa t’i kthejë sytë drejt Shqipërisë më shumë se kurrë”/ Marjana Koçeku në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve

BRUKSEL ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Marjana Koçeku, e cila më herët u largua nga grupi parlamentar socialist për të vijuar mandatin si deputete e pavarur, ka reaguar nga Brukseli me një mesazh drejtuar kryeministrit Edi Rama.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koçeku bëri të ditur se ndodhet në Parlamentin Europian, ku, sipas saj, është ftuar nga disa eurodeputetë për të zhvilluar takime lidhur me situatën në Shqipëri.
Ajo shprehet se gjatë këtyre takimeve do të diskutojë mbi protestat qytetare, si edhe mbi problematikat që, sipas saj, po përballen qytetarët shqiptarë.

Në reagimin e saj, Koçeku deklaron se Shqipëria meriton një vëmendje edhe më të madhe nga institucionet evropiane.
“Evropa duhet t’i kthejë sytë drejt Shqipnisë ma shumë se kurrë. Jam e nderueme që këto ditë ndodhem në Parlamentin Evropian në Bruksel, me ftesë të disa eurodeputetëve, me të cilët do të diskutojmë mbi çështjet mjedisore, protestat e këtyne 30-ditëve dhe problematikat e shumta që po përballet vendi ynë, veçanërisht korrupsionin dhe arbitraritetin e nji pushteti që po kapërcen çdo kufi”, shkruan Koçeku.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Pas indeksimit nga 1 korriku, qeveria merr një tjetër vendim për pensionistët, miraton bonusin e verës prej 5 mijë lekësh

TIRANË,30 qershor 2027/Albania Express News/-Qeveria ka miratuar sot aktin...

“Egërsi shtazore”, Berisha reagon pas tensionit në protestën para Kuvendit, kreu i PD: Shenja të qarta të arrogancës së pushtetit

TIRANË,30 qetshor 2026/Albania Express News/-Kreu i Partisë Demokratike, Sali...

Kryeministri Rama: Nuk ka paga në turizëm më të ulëta se në Greqi, taksat janë shumë më të ulëta

TIRANË, 30 qershor 2026/Albania Express News/ -Kryeministri Edi Rama...