Pas indeksimit nga 1 korriku, qeveria merr një tjetër vendim për pensionistët, miraton bonusin e verës prej 5 mijë lekësh

TIRANË,30 qershor 2027/Albania Express News/-Qeveria ka miratuar sot aktin normativ për rishikimin e buxhetit të shtetit për vitin 2026, duke parashikuar fonde shtesë për pensionet, shëndetësinë, mbrojtjen, bujqësisë dhe biznesit.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka njoftuar vendimin e Qeverisë, duke shtuar se do të përfitojnë mbi 777 mijë pensionistë bonusin 5000 lekë.
“Do të akordojmë bonus për pensionistët, bonus për verën në vlerën 5 mijë lekë. Do të përfitojnë 777 mijë qytetarë. Efekti financiar është rreth 3.7 miliardë lek. Mbulohet i gjithë numri i përfituesve, sipas kategorisë”, tha Delina Ibrahimaj.

Nga ana tjetër Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka deklaruar se Qeveria ka miratuar aktin normativ për disa ndryshime në buxhetin 2026.
“Miratuam aktin normativ për disa ndryshime në buxhetin 2026 si rezultat i ecurisë pozitive së ekonomisë, për 5 mujorin e parë. Të forcojmë shtresat në nevojë rrisim investimet në shëndetësi zgjerojmë garancinë sovrane në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Me aktin kemi mundësuar afrimin e indeksimit të pensioneve. Kjo është mundësuar me një fond shtesë prej 872 mln lekë. Plani i Qeverisë është që indeksimi në vitin e ardhshëm të afrohet në muajin prill. Me këtë akt normativ dyfishojmë pagesën për fëmijët me aftësi të kufizuar me një financim shtesë prej 750 mln lekësh. Nga kjo masë do të përfitojnë 10 mijë e 720 fëmijë. Kjo masë do hyjë në fuqi nga data 1 korrik 2026.
Përmes të këtij akti kemi menduar për kujdestarët e fëmijëve me aftësi të kufizuar që shteti do i mbulojë me pagesën e sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore me. Një efekt financiar 2 mld lekë.
Nga ana tjetër dhe shëndetësia do të financohet me fonde shtese do të alokohet 1.5 mld lekë për barnat onkologjikut. Përmes këtij akti mundësojmë rritjen e pagave të personelit në urgjencën mjekësore. Do të alokohet një fond shtesë për orët shtesë të zjarrfikësve ku përfitojnë 1250 punonjës.
Do të përmbushim me angazhimet tona në raport me NATO-s. Për sektorin e mbrojtjes do të alokohen 10.3 mld shtesë duke garantuar që financimi të shkojë në 2.6% të PBB. Rrisim shumën e garancisë sovrane nga 3 mld lekë në 5 mld lejë. Do të shtrojmë dhe fushën e mbulimit jo vetëm për fermerët dhe për SMEt”, u shpreh Malaj.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Europa t’i kthejë sytë drejt Shqipërisë më shumë se kurrë”/ Marjana Koçeku në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve

BRUKSEL ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Ish-deputetja e Partisë Socialiste,...

“Egërsi shtazore”, Berisha reagon pas tensionit në protestën para Kuvendit, kreu i PD: Shenja të qarta të arrogancës së pushtetit

TIRANË,30 qetshor 2026/Albania Express News/-Kreu i Partisë Demokratike, Sali...

Kryeministri Rama: Nuk ka paga në turizëm më të ulëta se në Greqi, taksat janë shumë më të ulëta

TIRANË, 30 qershor 2026/Albania Express News/ -Kryeministri Edi Rama...