Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron nivel “TË LARTË” rreziku për zjarre në Lezhë dhe disa qarqe, sonte nisin reshjet me shtrëngata, era do të jetë e fortë në bregdet

TIRANË ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron se sot pasdite dhe nesër, niveli i rrezikut për zjarre është “I LARTË” në qarkun Lezhë, ndërsa në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë, Elbasan dhe Fier pritet nivel rrezik “I MODERUAR”.

Në qarqet Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër, niveli rrezikut për zjarre është “I ULËT” (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Sot, nё disa qarqe pritet nivel rreziku lokalisht “I LARTË” konkretisht: qarku Shkodër (Jug-Lindje), qarku Durrës (Lindje), qarku Tiranë (Perëndim), qarku Elbasan (Perëndim) dhe qarku Fier (Veri).

Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron nivel "TË LARTË"

Përsa u përket reshjeve, sot pasdite dhe nesër priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet. Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Tiranë, Elbasan, Berat, Korçë dhe Gjirokastër priten shtrëngata lokale (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Kurse temperaturat, nesër vlerat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë në bregdet: 23/34°C, në vendet e ulëta: 22/35°C dhe në vendet malore: 15/30°C.

Përsa i përket erës, sot pasdite dhe nesër, ajo pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, për momente në zonat malore dhe bregdet deri e fortë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Taulant Balla: Partia Demokratike po strehon persona të kërkuar nga policia për zjarrvënie

TIRANË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Kryetari i Grupit...

Bashkim Taga, emër që Durrësi nuk duhet ta harrojë

Një jetë në shërbim të basketbollit, një histori pasioni,...

“Mos e humbisni mundësinë për dialog”, vajza e Azem Hajdarit mesazh studenteve me foton e të atit

TIRANË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Ish-deputetja e PD-së,...