“Dreka e gabuar” solli “divorcin” me Metën? DALIN FOTOT, Kujtim Cakrani fotografohet krah Monika Kryemadhit, pas gjyqit shkuan bashkë te restoranti në Tiranë

TIRANË ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Avokati Kujtim Cakrani njoftoi ditën e sotme përfundimin e marrëdhënies së përfaqësimit ligjor me ish-presidentin Ilir Meta, duke mbyllur zyrtarisht bashkëpunimin në procesin gjyqësor ku ai ishte mbrojtës ligjor.

Sipas deklaratës së studios ligjore, shkëputja e kontratës së klientit me avokatin ka ardhur pas humbjes së mirëbesimit reciprok dhe mungesës së bashkëpunimit të nevojshëm gjatë zhvillimit të procesit, ndërsa vendimi është marrë pas seancës së fundit gjyqësore dhe në përputhje me etikën profesionale.

Seanca e së mërkurës u shoqërua me tensione mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, ku në qendër të debatit u përmend edhe Ardian Shatku, kushëriri i Kryemadhit dhe një nga emrat e referuar në dosjen hetimore. Në sallën e gjyqit pati replika dhe shkëmbime akuzash mes palëve.

Ishte gati të shkrinte gjithë pasurinë e tij që Meta të dilte nga burgu, Kujtim Cakrani flet për përçarjen e tij me ish-presidentin! A ishte komploti arsyeja?

Pas seancës, avokati Cakrani deklaroi për mediat se situata nuk lidhej me një konflikt personal mes ish-bashkëshortëve, por me diskutimet rreth rolit të Shatkut në proces, duke shtuar se ai është përmendur në dosje në mënyrë të përsëritur dhe nuk është thirrur si dëshmitar.

Mirëpo pas kësaj seance Kryemadhi dhe Cakrani mesa duket kanë konsumuar një drekë së bashku. Siç raporton dhe Vox News, nisur kjo dhe nga një foto të publikuar nga ata, Kryemadhi dhe e besuara e saj, Elona Guri janë parë në një drekë me avokatin Kujtim Cakrani në një restorant në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

A mos vallë ka qenë kjo drekë dhe këto qëndrime ato të cilat sollën dhe “divorcin” mes Cakranit dhe Metës?

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Trump flet për bisedime me Iranin në Doha, Teherani mohon se ka negociata të planifikuara

SHBA ,30 qetshor 2026/Albania Express News/-Presidenti i Shteteve të...

Fundi i një miti! Gjermania gjunjëzohet, Neuer mbyll karrierën në një makth që shokon botën!

BOTËRORI 2026, 30 qershor 2026/Albania Express News/-Ajo që duhej...

Benet Beci: Konfirmohet cilësia e shkëlqyer e ujit në plazhin e Velipojës

VELIPOJË ,30 qershor 2026/Albania Express News/ Monitorimet e kryera...

Nga ferri në parajsë, Brazili mund Japoninë në frymën e fundit dhe kualifikohet në 1/8-at e Botërorit

BOTËRORI 2026 , 30 qershor 2026/Albania Express News/-E gjithë...