Benet Beci: Konfirmohet cilësia e shkëlqyer e ujit në plazhin e Velipojës

VELIPOJË ,30 qershor 2026/Albania Express News/ Monitorimet e kryera sipas standardeve evropiane kanë konfirmuar cilësinë e shkëlqyer të ujit në plazhin e Velipojës.

Lajmin e bëri sot të ditur kryetari i bashklisë Shkodër, Benet Beci.

“Monitorimet e kryera sipas standardeve evropiane të Bathing Water Quality, të përdorura në të gjitha vendet e Evropës për vlerësimin e cilësisë së ujit të plazheve, konfirmojnë se cilësia e ujit të plazhit në Velipojë është e shkëlqyer”, u shpreh Beci.

Ky vlerësim, sipas tij, bazohet në analiza të rregullta mikrobiologjike dhe dëshmon se Velipoja vijon të jetë ndër destinacionet bregdetare me ujërat më të pastra në Shqipëri.

Velipoja është një nga plazhet më të mëdha ranore të vendit. Plazhi shtrihet rreth 14 km gjatësi dhe karakterizohet nga hapësira të gjera me rërë, duke e bërë të përshtatshëm sidomos për familje me fëmijë, pasi hyrja në det është graduale.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Daily Mail”: Tirana kryeson renditjen evropiane për udhëtime të përballueshme

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Pas një vere...

Inspektori i Përgjithshëm Dashnor Sula zhvillon takim pune me drejtuesit e inspektorateve qendrore

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Në vijim të...

Nis takimi Ramës me ministrat dhe drejtuesit politik, si u ndryshua vendi i takimit për shkak të protestës

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Në një vilë...