Bredhi i Hotovës, një nga thesaret më të çmuara natyrore

TIRANË, 28 qershor 2026/Albania Express News/- Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës mbetet një nga zonat më të rëndësishme të mbrojtura në Shqipëri dhe pylli më i madh i bredhit në vend.

Me biodiversitetin e pasur, ajrin e pastër dhe peizazhet karakteristike, ai luan një rol kyç në ruajtjen e ekosistemeve, rregullimin e klimës lokale dhe zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm.

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj theksoi sot rëndësinë e mbrojtjes dhe menaxhimit të qëndrueshëm të zonave të mbrojtura, duke i konsideruar ato një prioritet në politikat mjedisore të vendit.

“Bredhi i Hotovës nuk është thjesht pylli më i madh i bredhit në Shqipëri. Është një nga mushkëritë më të rëndësishme të jugut, një pasuri natyrore që ruan biodiversitetin, freskon klimën dhe mbron ekosistemet e zonës. Mes shtigjeve, ajrit të pastër dhe qetësisë së natyrës, kupton pse ky park mbetet një nga thesaret më të çmuara të vendit tonë”, tha Jaupaj.

Mes shtigjeve natyrore, pyjeve shekullore dhe qetësisë që ofron, Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës vijon të jetë një destinacion i veçantë për vizitorët dhe një aset i rëndësishëm për ruajtjen e trashëgimisë natyrore të Shqipërisë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Stadiumi “Myslim Koçi” në Gramsh drejt transformimit në infrastrukturë moderne

TIRANË, 27 qershor /ATSH/ ​Stadiumi “Myslym Koçi” në Gramsh, po...

“Botërori për Topin e Artë”/ Mesazhi i fshehtë i France Football, a është Messi në rrugën e duhur drejt numrit 9?

BOTËRORI 2026 ,28 qershor 2026/Albania Express News/-Pyetja “A duhet...

Rrëzohet një helikopter në Arabinë Saudite, humbin jetën 14 persona

ARABI SAUDITE ,28 qershor 2026/Albania Express News/-Një helikopter është...

“Dëmi më i madh që mund të bëjë Rama është nëse ikën nga protesta neomarksiste”, ish zëdhënësja e PD shpërndan postimin e Edmond Spahos:...

TIRANË ,28 qershor 2026/Albania Express News/Ish-zëdhënësja e Partisë Demokratike,...