Lionel Messi është “i pavdekshëm”, ylli argjentinas vendos një tjetër rekord falë supergolit kundër Jordanisë

BOTËRORI 2026 ,28 qershor 2026/Albanoa Express News/-Lionel Messi vazhdon të shkruajë historinë e futbollit botëror. Me golin e realizuar në fitoren e Argjentinës ndaj Jordanisë në Kupën e Botës 2026, kapiteni i “Albiceleste”-s u bë futbollisti i parë që shënon në shtatë ndeshje radhazi në fazën finale të Botërorit.

Ylli argjentinas vulosi fitoren 3-1 me një goditje dënimi spektakolare nga rreth 25 metra në minutën e 80-të, duke thyer rekordin e mbajtur deri tani nga legjendat Just Fontaine dhe Jairzinho, të cilët kishin realizuar në gjashtë ndeshje radhazi.
Seria e jashtëzakonshme e Messit nisi në Botërorin e Katarit 2022, kur shënoi ndaj Australisë në fazën me eliminim direkt. Më pas gjeti rrugën e rrjetës edhe kundër Holandës dhe Kroacisë, ndërsa në finalen epike ndaj Francës realizoi dy gola, duke udhëhequr Argjentinën drejt titullit botëror.

Në Botërorin 2026, 39-vjeçari e ka vazhduar këtë ecuri fantastike me një tripletë ndaj Algjerisë, dy gola kundër Austrisë dhe tashmë një tjetër ndaj Jordanisë.
Me golin e fundit, Messi e çoi në 19 numrin e golave të tij në historinë e Kupës së Botës, duke e zgjeruar më tej rekordin si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në këtë kompeticion.
Aktualisht, kapiteni i Argjentinës kryeson edhe renditjen e golashënuesve të Botërorit 2026 me 6 gola, duke konfirmuar se edhe në moshën 39-vjeçare mbetet protagonisti kryesor i skenës botërore.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Digjen dy automjete në Elbasan, flakët përfshijnë një “Audi” dhe një “Volkswagen”

Një incident me pasoja materiale është regjistruar në Elbasan,...

Çmenduri në Botëror! Gjashtë gola dhe dy rrjeta në shtes, Algjeria me Austrinë sigurojnë kualifikimin pas një thrilleri 3-3

BOTËRORI 2026, 28 qershor 2026/Albania Express News/-Algjeria dhe Austria...