Tërmetet katastrofike në Venezuelë, bilanci tragjik shkon në 920 viktima. Mbi 3300 persona të plagosur

VENEZUELË ,26 qershor 2026/Albania Express News/Të paktën 920 persona kanë humbur jetën si pasojë e tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën të mërkurën, bëri të ditur të premten kryetari i Asamblesë Kombëtare, Jorge Rodríguez.

Sipas autoriteteve, nga lëkundjet sizmike janë plagosur të paktën 3.360 persona, ndërsa 383 ndërtesa kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme.
Rodríguez deklaroi se të paktën 172 persona vazhdojnë të jenë të bllokuar nën rrënoja, ndërsa ekipet e shpëtimit po vijojnë operacionet për gjetjen e të mbijetuarve.

Zona më e goditur është La Guaira, e cila është vendosur plotësisht nën kontroll ushtarak për të lehtësuar operacionet e emergjencës. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të mos udhëtojnë drejt zonës së fatkeqësisë.
“E vlerësojmë dëshirën e madhe të njerëzve për të ndihmuar, por rrugët që përdoren për transportimin e të plagosurve po bllokohen.
Mënyra më e mirë për të ndihmuar është të mbahen rrugët të lira, në mënyrë që ekipet mjekësore dhe ato të shpëtimit të kryejnë punën e tyre sa më shpejt dhe në mënyrë efektive”, deklaroi Rodríguez.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

E rëndë në Lushnje, djali me probleme mendore dyshohet se vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar

LUSHNJE, 24 gusht 2026 /Albania Express News/-  Një ngjarje...

Shkodra vlerësohet me “Green Destinations Bronze Award”

SHKODËR , 24 gusht 2026/Albania Express News/-Shkodra është vlerësuar...