Kryeministri Rama ndan pamje nga lumi i Shalës, i mbushur me turistë

TIRANË, 26 qershor 2026/Albania Express News/ -Lumi i Shalës është kthyer vitet e fundit në një nga destinacionet më tërheqëse për turistët vendas dhe të huaj.

Natyra e paeksploruar, lumi i kaltër dhe mundësitë e shumta të sporteve të aventurës bëjnë që ky destinacion të jetë në listën e vendeve kryesore për të vizituar gjatë periudhës qershor-gusht.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga lumi i Shalës, ku turistët shijojnë një nga eksperiencat më magjike të pushimeve në Shqipëri.

Lumi i Shalës buron rrëzë Alpeve dhe ka një gjatësi prej 37 km prej burimit në majën e Radohinës e deri në Drin. Lumi i Shalës dallohet për ujin e tij të veçantë ngjyrë blu të thellë.

Ai është i pasur me një shumëllojshmëri peshqish, por më e përhapura është trofta, që rritet vetëm në ujërat e ëmbla. Ngjyra e kaltër dhe e ftohtë e ujit është karakteristike e këtij lumi, shkëmbinjtë e thepisur që e rrethojnë, duken sikur prekin qiellin.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Shqipëria dhe Azerbajxhani, nxitje të bashkëpunimit mes operatorëve turistikë të dy vendeve

TIRANË, 23 tetor 2026 /Albania Express News/-Drejtoresha e Përgjithshme...

Debutim pozitiv për Glen Dajën, AF Elbasani ndal kryesuesit e Teutës në “Niko Dovana”

DURRËS , 23 tetor 2026 /Albania Express News/-AF Elbasani...