Rindërtimi i Ukrainës në fokus, Rama merr pjesë në konferencën e liderëve në Poloni

POLONI ,25 qershor 2026/Albania Express News/-Kryeministri Rama do të marrë pjesë në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës (Ukraine Recovery Conference – URC 2026), e cila zhvillohet më 25-26 qershor në Gdańsk të Polonisë, me pjesëmarrjen e kryetarëve të shteteve dhe qeverive, institucioneve financiare ndërkombëtare, përfaqësuesve të biznesit dhe organizatave të shoqërisë civile nga mbarë bota.

Konferenca synon të forcojë mbështetjen ndërkombëtare për Ukrainën dhe të mobilizojë investime për rindërtimin dhe zhvillimin afatgjatë të vendit. Punimet e saj do të fokusohen në sektorët më të prekur nga agresioni rus, përfshirë energjinë, infrastrukturën kritike dhe logjistikën, si dhe në forcimin e kapaciteteve të sigurisë dhe mbrojtjes, të konsideruara thelbësore për procesin e rindërtimit.
Kryeministri Rama do të pritet nga Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk dhe do të marrë pjesë së bashku me delegacionin që e shoqëron, në ceremoninë zyrtare të hapjes së Konferencës , ku më pas do të mbajë një fjalë përshëndetëse në sesionin e dytë plenar të saj.

Gjatë qëndrimit në Gdańsk, Kryeministri Rama do të zhvillojë një sërë takimesh dypalëshe me me homologë, si dhe me Komisioneren e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos.
Në kuadër të agjendës, Kryeministri do të takohet gjithashtu me drejtues të kompanive ndërkombëtare, përfshirë përfaqësues të sektorit të energjisë dhe investimeve, me fokus nxitjen e bashkëpunimit ekonomik dhe mundësive të reja të zhvillimit.
Konferenca për Rindërtimin e Ukrainës shërben si platforma kryesore ndërkombëtare për koordinimin e mbështetjes politike, financiare dhe ekonomike ndaj Ukrainës, duke bashkuar aktorë publikë dhe privatë në funksion të rimëkëmbjes dhe transformimit afatgjatë të vendit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

30 studentët e Akademisë së Sigurisë në QSUT/ Zbulohet menuja e darkës, AKU mbledh mostrat e ushqimit

TIRANË ,25 qershor 2026/Albania Express News/-Rreth 30 studentë të...

Sezoni i ri futbollistik/ Miratohen datat e nisjes së kampionateve shqiptare të futbollit

TIRANË ,25 qershor 2026/Albania Express News/Komiteti Ekzekutiv i Federatës...

“National Geographic”: Liqeni i Ohrit, perla e fshehur evropiane mes historisë së lashtë dhe bukurive natyrore

POGRADEC ,25 qershor 2026/Albania Express News/-Nga malet e Sllovenisë...

Zvicra mposht Kanadanë në shtëpi dhe renditet e para në grup, shkëlqen talenti Manzambi

BOTËRORI 2026 ,25 qershor 2026/Albania Express News/-Zvicra ka arritur...