Rama për “France24’’: Ka shumë ndërhyrje nga jashtë kundër projektit në Zvërnec

TIRANË, 24 qershor 2026 /Albania Express News/ – Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur interesit të televizionit të njohur francez “France24” lidhur me protestën kundër projektit në Zvërnec.

Në intervistën për median franceze, Rama shprehet se ka shumë ndërhyrje në këtë protestë.

“Saktësisht për çfarë po ndodh. Ka shumë ndërhyrje, qoftë ndërhyrje nga Irani, me të cilin jemi në një luftë kibernetike që prej tri vitesh ose ndërhyrje nga konkurrentët në të gjithë rajonin që nuk e duan këtë zhvillim në Shqipëri”, deklaroi Rama.

“Siç e thashë, janë dhe të gjitha shqetësimet e tjera të një pjese të popullsisë që duan gjëra të ndryshme, por ne u zgjodhëm për të bërë atë që premtuam dhe midis premtimeve është ky projekt”, theksoi Rama.

“Është shumë interesante, sepse në Tiranë ka protesta, ndërsa në Vlorë, ku është parashikuar të bëhet projekti, njerëzit e duan atë”, shtoi ai.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Nuk i pengon stuhia e shiut, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Edi Rama jep dorëheqjen

TIRANË ,24 qershor 2026/Albania Express News/-Vijon për rreth 2...

SASPAC: Mbështetje për bashkitë në programet e BE-së, 226 projekte në zbatim me vlerë 44.6 milionë euro

TIRANË, 24 qershor 2026 /Albania Express News/ -Në takimin...

Tjetër aksident i rëndë në aksin Librazhd–Qafë Thanë, kamioni del nga rruga dhe rrokulliset në kthesat e Qafë-Thanës

PRRENJAS ,24 qershor 2026/Albania Express News New/-Një tjetër aksident...