Stuhitë e mëdha në Philadelphia, ndeshja Francë-Irak rrezikon të mos luhet sonte

TIRANË ,22 qershor 2026/Albania Express News/Ndeshja mes France dhe Irak në Kupën e Botës mund të përballet me vonesa për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike.

Takimi, i planifikuar të zhvillohet mbrëmjen e sotme në Philadelphia, pritet të nisë në orën 23:00.
Megjithatë, stuhitë e parashikuara në zonën e stadiumit, të shoqëruara me reshje të dendura shiu dhe rrezik për goditje elektrike, kanë vënë në gatishmëri organizatorët, ekipet dhe tifozët.

Sipas raportimit të gazetës sportive franceze L’Équipe, ekziston mundësia që fillimi i ndeshjes të shtyhet nëse kushtet e motit përkeqësohen dhe paraqesin rrezik për sigurinë e pjesëmarrësve.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Aksident i rëndë në aksin Peqin-Elbasan, përplasen automjetet në Lazarej

PEQIN , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Një aksident i...

Peqin/ Panairi Agroturistik 2026, promovohen produktet lokale dhe potenciali i agroturizmit

PEQIN, 28 gusht 2026/Albania Express News/- Tradita, produktet bujqësore,...