Tragjedi në Francë/ Mamaja lë dy fëmijët në makinë dhe shkon të bëjë pazar, i gjen të pajetë për shkak të të nxehtit

TIRANË ,22 qershor 2026/Albania Express News/Dy fëmijë, të moshës 2 dhe 4 vjeç, u gjetën të pajetë mesditën e sotme brenda makinës së familjes së tyre në Carpentras, në jug të Francës, ndërsa vendi po përballet me një valë ekstreme të të nxehtit.

Sipas prokurores së Carpentras, Helene Mourez, shkaqet e sakta të vdekjes ende nuk janë përcaktuar, por dyshohet se temperaturat e larta mund të kenë luajtur rol vendimtar në tragjedi.
Fëmijët u zbuluan rreth orës 13:10 në automjetin e parkuar pranë banesës së tyre, pasi nëna e tyre ishte kthyer nga pazari. Pavarësisht përpjekjeve të ekipeve të emergjencës për t’i ringjallur, të dy humbën jetën.

Mediat lokale raportojnë se ende nuk dihet se si fëmijët hynë në makinë dhe sa kohë qëndruan brenda saj. Hetimet paraprake sugjerojnë se ata mund të kenë hyrë në automjet pa dijeninë e nënës së tyre 33-vjeçare.
Ngjarja ndodh në një kohë kur Franca po përjeton një nga valët më të forta të të nxehtit të regjistruara ndonjëherë. Autoritetet kanë vendosur 49 departamente në nivelin më të lartë të alarmit për temperaturat ekstreme, ndërsa mbi 90% e popullsisë pritet të preket nga kushtet e motit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Elbasan/ Vihet në pranga Behxhet Bylyku, kanosi me armë të dyshuar manovër 4 punonjës policie

ELBASAN, 28 gusht 2026 / Albania Express News/ –...

“Tinguj nën Portën e Kalasë”, muzika bashkëkohore gjallëron një prej hapësirave historike të Elbasanit

ELBASAN , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Historia dhe muzika...

I mori rrjedha e Drinit | Shpëtohen katër anëtarë të familjes, mbytet 7-vjeçarja

DIBËR , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Trupi i pajetë...

Ndërpritet seanca për Ergys Agasin në GJKKO, avokatët kërkojnë kohë për t’u njohur me aktet. Ja kur pritet të rinisë

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Është ndërprerë seanca...