TIRANË ,21 qershor 2026/Albania Express News /Po mbahen në kryeqytet dita e 22-të e protestës jopartiake.
Si çdo ditë, qytetarët u grumbulluan në sheshin ‘Skënderbej’, për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë.
Ata kaluan edhe pranë ‘Fan Zone’, ndërsa brohorisnin: Bashkohuni me ne!
Qytetarët u stacionuan para Kryeministrisë, ku mbajtën fjalimet para marshimit nëpër rrugët e Tiranës.
Ndërsa ndodheshin para Kryeministrisë, qytetarët janë përplasur mes tyre se kush do të mbajë fjalimin i pari, duke bërë që një folësit me megafon të kërkonte qetësinë dhe i bëri thirrje protestuesve të jenë të bashkuar.

