Dita e 21-të e tubimit në Tiranë, protestuesit “pushtojnë” Piramidën, afat Ramës deri të dielën për dorëheqje

TIRANË ,20 qershor 2026/Albania Express News/Në Tiranë mbahet dita e 21-të e protestës, ku qytetarët janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” dhe më pas u mblodhën poshtë Kryeministrisë.

Pjesë e kësaj proteste janë bashkuar edhe shqiptarë nga Diaspora, teksa me flamuj dhe pankarta në duar, ata kërkojnë të plotësohen kërkesat e tyre.
Përpara Kryeministrisë, ata pritet të mbajnë fjalimet e tyre të përhershme dhe më pas të nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit.

Gjithashtu, protestuesit kanë hapur flamurin shqiptar te Piramida, teksa të tjerët kanë hedhur tullumbace kuqezi në bulevard.
Në thirrjet e tyre, ata i japin afat kryeministrit Rama për të dhënë dorëheqjen deri të dielën.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Dhentë e dhitë e Zeres, nami i Hasan Qeres.”

Nga Auron Tare TIRANË ,09 gusht 2026/Albania Express News/-Dikur, një...

“Mokra N’Fest” mbyll edicionin e 7-të, mijëra vizitorë festojnë traditat dhe kulturën e Mokrës

POGRADEC ,09 gusht 2026/Albania Express News/-Edicioni i 7-të i...

Krujë, zjarri në zonën malore mbi qytet: rrezik nga përhapja e flakëve, gatishmëri gjatë gjithë natës

TIRANË ,09 gusht 2026/Albania Express News/-Një vatër zjarri vijon...