Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë/ Në pranga 6 persona të përfshirë në grupe kriminale, pritet ekstradimi nga Dubai

TIRANË,5 qershor 2026/Albania Express News/ Gjatë persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar për narkotikë janë vënë në pranga në Dubai dhe pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë.

Nga informacionet e siguruara pritet të ekstradohen sot nga Dubai, shtetasit:
Kristo Qirici alias Jetmir Hoxha alias Jetmir Qirici;

Shkelzen Kraja;
Ilir Lazri alias Ilir Sula;
Aleks Pepaj alias Shkelqim Pepaj;
Devit Patrut alias Elidon Skendaj alias Devid Boraj alias Fatmir Pepaj;
Merxhan Celiku.
Policia e Shtetit
Pritet të ekstradohen sot, në Shqipëri, 6 shtetasit e kapur në Dubai, pjesëtarë të grupeve kriminale.
6 shtetasit ishin në kërkim ndërkombëtar për veprimtari kriminale në fushat e narkotikëve, krimeve kompjuterike dhe/ose pastrimit të parave.
Në vijim të bashkëpunimit ndërmjet Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe homologëve në Emiratet e Bashkuara Arabe, do të ekstradohen sot, në Shqipëri, shtetasit:
-K. Q. alias J. H. alias J. Q., 44 vjeç; Sh. K., 44 vjeç; A. P. alias Sh. P., 38 vjeç dhe D. P. alias E. S. alias D. B. alias F. P., 39 vjeç, të gjithë të akuzuar për veprimtari në fushën e narkotikëve dhe/ose pastrim të produkteve të veprimtarive kriminale/veprës penale, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal;
-I. L. alias I. S., 30 vjeç, i akuzuar për pastrim të produkteve të veprimtarive kriminale/veprës penale, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal;
-M. C., 34 vjeç, i akuzuar për mashtrim kompjuterik, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zjarr në lagjen Drapata të Hotolishtit në bashkinë e Librazhdit, ndërhyrja e zjarrfikësve shpëton banesën

LIBRAZHD-HOTOLISHT ,08 shtator 2026 /Albania Express News/-Një zjarr ka...

Ngërçi i pagave/ Bojkotohet puna në Gjykatën e Tiranës, administrata bllokon shërbimet dhe seancat gjyqësore

TIRANË ,08 shtator 2026 /Albania Express News/-Ngërçi me pagat...

Mori detyrën si ambasadore e re e Bashkimit Europian, Rama pret në zyrë Sofia Moreira de Sousa

TIRANË ,08 shtator 2026 /Albania Express News/-Kreu i ekzekutivit...

Kryebashkiaku Besian Ajazi pranë KF Gramshit , skuadra përgatitet në kryeqytet për startin e sezonit të ri

GRAMSH, 8 shtator 2026 /Albania Express News/ – Kryetari...