Një tjetër yll i Kombëtares drejt Premier League? Arbër Hoxha kërkohet me ngulm nga trajneri kroat i skuadrës angleze

TIRANË,4 qershor 2026/Albania Express News/Trajneri kroat Sergej Jakirović ka zbuluar se kishte planifikuar të transferonte sulmuesin shqiptar Arbër Hoxha te Hull City, por një embargo transferimesh e bëri të pamundur realizimin e lëvizjes.

Sipas deklaratave të tij për mediat kroate, Jakirović kishte në listën e dëshirave edhe futbollistët Rokas Pukštas dhe Toni Fruk, megjithatë kufizimet e klubit anglez nuk lejuan afrimin e tyre.
Jakirović është shprehur se Hoxha zotëron cilësitë e nevojshme për të pasur sukses në elitën e futbollit anglez, duke e konsideruar atë një lojtar të denjë për Premier League.

Tekniku kroat konfirmoi gjithashtu se Hoxha mbetet një nga emrat që do të diskutohen në planet e klubit për sezonin e ardhshëm, çka lë të hapur mundësinë që interesimi i Hull City për futbollistin shqiptar të rikthehet në të ardhmen.
Nëse një transferim i tillë do të realizohej, Arbër Hoxha do të kishte mundësinë të afrohej një hap më shumë drejt ëndrrës për të luajtur në Premier League, kampionatin më të ndjekur në botë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Protestuesit bllokojnë rrugët në kryeqytet, policia tenton t’i largojë, shoqërohen disa tubues

TIRANË, 08 shtator 2026 /Albania Express News/ – Tensionet...

Mbyllet seanca plenare, vijojnë tensionet jashtë Kuvendit: shoqërohen disa protestues, mes tyre Adriatik Lapaj

TIRANË, 08 shtator 2026 /Albania Express News/- Seanca e...

Tensione në protestën para Kuvendit, policia shoqëron Adriatik Lapajn

TIRANË, 08 shtator 2026 /Albania Express News/ – Tensionet...

Përshkallëzon protesta para Parlamentit, protestuesit godasin me vezë dhe shishe makinën e deputetes së PS

TIRANË, 8 shtator 2026 /Albania Express News/ – Protesta...