Dita e dytë radhazi e protestës në Tiranë për Zvërnecin, qytetarët nisin marshimin nga Ministria e Brendshme drejt Kryeministrisë

TIRANË,1 qershor 2026/Albania Express News/Tirana është sërish në qendër të vëmendjes, pasi qytetarët kanë dalë në rrugë për të mbrojtur zonën e mbrojtur të Zvërnecit.

Protestuesit janë grumbulluar fillimisht para Ministrisë së Brendshme, nga ku pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë.
Në duar mbajnë pankarta me mesazhe si “Shqipëria nuk është në shitje” dhe slogane të forta politike.

Ky është tubimi i dytë radhazi pas thirrjeve të shpërndara përmes rrjeteve sociale.
Një ditë më parë, mijëra qytetarë marshuan nga Drejtoria e Policisë së Tiranës drejt Ministrisë së Brendshme dhe përfunduan para Kryeministrisë, duke treguar angazhimin e fortë të qytetarëve për çështjet mjedisore dhe ruajtjen e hapësirave të mbrojtura.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Tubimi në Bulevard, protestuesit thyejnë xhamat e Kryesisë së Kuvendit

TIRANË, 25 tetor 2026 /Albania Express News/-Pas kapsollave gjatë...

Dinamo City pret kampionët e Egnatias në “Elbasan Arena”, Ilir Daja rikthen kapitenin në formacion

ELBASAN, 25 tetor 2026 /Albania Express News/-Kampionët zbresin në...