TIRANË,29 maj 2026/Albania Express News/Kjo e premte do të sjellë në vendin tonë vijimin e temperaturave të larta dhe motit të kthjellët.
Gjatë ditës do të mbizotërojnë kthjellimet, por në zonat malore do të ketë edhe vranësira e reshje lokale.
Temperaturat këtë mëngjes u regjistruan 16 gradë, teksa pritet të arrijnë deri në 30 gradë Celsius gjatë ditës.
Era do të fryjë me shpejtësi 14 m/s, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

