Anja Cullhaj e gjimnazit “Dhaskal Todri” shpallet “Moderatorja më e mirë” në “Maratona Rinore 2026”

ELBASAN,28 maj 2026/Albania Express News/Në edicionin e 30-të të aktivitetit të njohur rinor “Maratona Rinore 2026”, një nga momentet më të spikatura ishte vlerësimi i nxënëses Anja Cullhaj nga gjimnazi “Dhaskal Todri”, e cila u shpall fituese e çmimit të parë në kategorinë “Moderatorja më e mirë”.

Ky vlerësim erdhi si rezultat i performancës së saj të qëndrueshme gjatë gjithë aktivitetit, ku Anja Çullhaj u dallua për profesionalizëm, energji dhe një komunikim të natyrshëm e të sigurt me publikun. Ajo arriti të menaxhojë me sukses skenën dhe dinamikën e eventit, duke krijuar një atmosferë të gjallë dhe tërheqëse për të pranishmit.

Organizatorët e aktivitetit dhe Juria vlerësuan aftësitë e saj në të folur publik, qartësinë e prezantimit dhe mënyrën se si ajo ndërveproi me pjesëmarrësit, duke e konsideruar një shembull pozitiv të angazhimit rinor dhe talentit të të rinjve në fushën e komunikimit.

“Maratona Rinore”, tashmë një traditë në promovimin e të rinjve të talentuar, edhe këtë vit solli një skenë ku u evidentuan aftësi të ndryshme artistike dhe organizative, ndërsa pjesëmarrësit u bënë pjesë e një eksperience formuese dhe motivuese.

Fitorja e Anja Cullhajt shihet si një inkurajim për të vazhduar zhvillimin e saj në fushën e moderimit dhe komunikimit publik, duke përfaqësuar denjësisht gjimnazin “Dhaskal Todri” dhe duke lënë gjurmë pozitive në këtë edicion jubilar të aktivitetit.Albania Express News i uron suksese të mëtejshme nxënëses  Anja Çullhaj në rrugëtimin e saj !

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Edi Rama: “Ballkani i Hapur” u konsiderua ide e tmerrshme thjesht sepse unë dhe Vuçiç ishim pas saj

TIRANË, 13 korrik 2026/Albania Express News/- Kryeministri Edi Rama...

Argjentina, jo vetëm finalen e madhe të Botërorit, Emiliano Martinez kërkon të vendosë dhe një rekord

BOTËRORI 2026 ,13 korrik 2026/Albania Express News/-Ndeshja gjysmëfinale mes...