Tragjedi në Kenia/ 15 nxënëse humbin jetën nga zjarri në një konvikt, plagosen disa të tjera

KENIA,28 maj 2026/Albania Express News/Disa nxënëse të tjera mbetën të plagosura, ndërsa shkaqet e zjarrit ende nuk janë bërë të ditura.
Sipas policisë, flakët shpërthyen gjatë natës në konviktin e ‘Akademisë së Vajzave Utumisi’. Zjarri është vënë tashmë nën kontroll, ndërsa ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet në godinë.

Mediat lokale raportojnë se zjarri nisi rreth orës 01:00 pas mesnate, sipas orës lokale. Në vendngjarje mbërritën menjëherë zjarrfikësit dhe forcat e policisë për të shuar flakët dhe për të evakuuar nxënëset.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e ngjarjes tragjike.
Kjo nuk është hera e parë që Kenia përballet me tragjedi të tilla në shkolla me konvikt. Në vitin 2024, një tjetër zjarr në një shkollë fillore me konvikt në qarkun fqinj Nyeri shkaktoi vdekjen e 21 nxënësve.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Vërejtje në biografi”

Nga Auron Tare TIRANË ,13 korrik 2026/Albania Express News/-Dikur, kur...

Edi Rama: “Ballkani i Hapur” u konsiderua ide e tmerrshme thjesht sepse unë dhe Vuçiç ishim pas saj

TIRANË, 13 korrik 2026/Albania Express News/- Kryeministri Edi Rama...